E Diel, 1 Nëntor 2026

“Policia, shtrihu!”/ Në kërkim për plagosjen e rëndë të tre personave, arrestohet në Shijak 19-vjeçari, momenti kur ndërhyn Operacionalja

Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim, i dyshuar si bashkëpunëtor në plagosjen e rëndë të tre personave, është kapur në fshatin Pjezë të Shijakut.

Operacioni i koduar “Village” u organizua nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak dhe Njësinë Operacionale të DVP Durrës, pas informacioneve të siguruara për vendndodhjen e shtetasit të kërkuar.

Si rezultat i operacionit, në fshatin Pjezë u kap dhe u ndalua shtetasi L. C., 19 vjeç, banues në Shijak.

19-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se, mbrëmjen e 26 korrikut 2026, në lagjen nr. 13, Durrës, në bashkëpunim me shtetasin M. H., i cili vijon të jetë në kërkim, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete prerëse tre shtetas.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, më 4 gusht 2026, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit L. C. dhe M. H., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Policia vijon punën për kapjen e shtetasit M. H. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Në kërkim për plagosjen e tre personave, kapet në Shijak 19-vjeçari

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›