Policia skoceze heton vizitat e Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell në rezidencën mbretërore të Balmoral

Policia e Skocisë ka nisur hetimet për vizitat e Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell në rezidencën mbretërore të Balmoral, pas informacioneve të marra nga autoritetet.
Sipas raportimeve, Epstein ka vizituar Balmoral në vitin 1999, së bashku me Ghislaine Maxwell, me ftesë të Princit Andrew, në atë kohë anëtar i familjes mbretërore britanike.
Një zëdhënës i Policisë së Skocisë ka konfirmuar se hetimet janë në zhvillim, por ka theksuar se ato ndodhen ende në një fazë shumë të hershme.
“Të gjitha hetimet bazohen në prova, duke pasur në qendër nevojat e viktimave dhe të mbijetuarve. Ne nuk konfirmojmë kurrë detajet e hetimeve në vazhdim dhe do të ishte e papërshtatshme të komentonim më tej”, deklaroi zëdhënësi.
Kështjella Balmoral është në pronësi të familjes mbretërore britanike që prej vitit 1852, kur u ble nga Mbretëresha Victoria dhe Princi Albert.
Rezidenca është një nga vendet e preferuara të familjes mbretërore për qëndrime private. Pikërisht në Balmoral ndërroi jetë Mbretëresha Elizabeth II, në moshën 96-vjeçare, në shtator të vitit 2022.