E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia tatimore ndeshkon 24 subjekte qe kane detyrime te pashlyera

FIER - Policia Tatimore e Fierit ka forcuar masat ndaj biznesit te jashteligjshem, si dhe ndaj subjekteve private qe kane detyrime tatimore te pashlyera. Per te qene sa me rezultative, Policia Tatimore ka rritur bashkepunimin institucional me Policine e Shtetit, doganat, strukturat e kontrollit ushqimor, si dhe njesite e qeverisjes vendore. Fryt i ketij bashkepunimi ishin aksionet e suksesshme dhe procedimi penal i tete subjekteve private te lojerave te fatit. Gjithashtu gjate kesaj periudhe jane ndeshkuar 24 subjekte qe nuk kane shlyer detyrimet tatimore dhe jane ushtruar 11 kontrolle ne biznesin e transportit te mallrave. Sipas burimeve nga Policia Tatimore, ndryshimi i ligjit per penalizimin ne kete sektor i jep me shume frymemarrje dhe force kontrolleve te tatimoreve. Paketa e re fiskale, e cila ka hyre ne fuqi ne muajin janar, parashikon sekuestrimin e mallrave qe qarkullojne pa faturen tatimore, - pohon Selimaj.

23 Janar 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›