E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia zotohet se do të ndërhyjë në Lazarat?

lazoKëto ditë opinioni publik është tronditur me shifrën e deklaruar nga autoritetet italiane për drogën që qarkullon nga Lazarati për në Europë.

Italianët thonë se kjo drogë kushton 4.5 miliard euro, një shifër që do tmerronte çdo qeveri në botë.

Por ndërsa mediat e huaja vazhdojnë të merren sërish me këtë çështje, shqiptarët pyesin se përse policia nuk ndërhyn.

Deri më tani të gjitha aksionet e policisë janë kufizuar në bllokimin e ujit ose punëtorëve që shkojnë në Lazarat.

Por edhe këto aksione nuk kanë rezultuar të efektshme pasi sasia e drogës së mbjellë në Lazarat është shtuar.

Siç raporton e përditshmja Shqip, policia po bën një plan masash për të ndërhyrë edhe në Lazarat.

Ajo i referohet burimeve brenda policisë, por ende nuk dihet nëse ka diçka konkrete.

Policia thotë se po verifikon hartat e ofruara nga italianët për të ndërhyrë më pas në të gjithë vendin./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›