Politika greke në 2010-ën, Saramas plot me vila, Tsipra vetëm motorçikletë
Athinë- Lista zyrtare e pasurive të politikanëve grekë për vitin 2010 është bërë publike sot duke u afishuar në faqen e parlamentit për 30 ditë me rradhë.
Aty shpaloset pasuria e 508 deputetëve, mes tyre kryeministra, eurodeputetë dhe krerë partish, spikasin deklarimet pasurore të kreut aktual të qeverisë greke Antonis Samaras.
Sipas kësaj liste kryeministri grek në vitin 2010 numëronte 190.000 euro në vit, 276.640 euro depozita, 25.000 sterlina, 130.000 dollarë amerikanë, 3800 aksione, 2 makina dhe 12 prona të patundshme konkretisht në Athinë, Mesini, Argolidhe dhe Evia.
Në hije asokohe, jo vetëm politikisht por edhe financiarisht, duket se ka qenë lideri i së Majtës Ekstreme, Aleksis Tsipras. I cili asokohe kishte vetëm 81.000 euro të ardhura në vit, 11.000 euro depozita, një banesë dhe një motorçikletë.
Në rradhët e të majtëve më i pasuri ishte kreu i Financave greke Evangjelos Venizellos me të ardhura vjetore përgjatë 2010, 161.000 euro, depozita mbi 2 mln euro, 55.800 aksione, 2 makina, 23 prona të paluajtshme në Selanik, Athinë, Halkidhiki dhe Kardhitsa.
Lista e publikuar tani bëhet kur në Greqi po ziejnë debate për të ashtuquajturën “Lista Lagarde”, që sipas së cilës jepen emrat e politikanëve grekë, që kanë kryer evazion fiskal në bankat ndërkombëtare. Disa analistë e cilësojnë publikimin një shtrije pasi në të nuk jepen të dhënat se si u përfituan këto pasuri e nëse justifikohen me pagat që kanë marrë në ushtrimin e detyrës.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: