E Diel, 1 Nëntor 2026

“Politika serbe, rezultat i një triade”/ Shala: Lëvizja studentore nuk do ta ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës

Analisti Azdren Shala, në një intervistë për “Balkan Update”, shprehet skeptik për mundësinë e ndryshimit të qëndrimit të politikës serbe ndaj Kosovës, pavarësisht zhvillimeve të fundit politike në Serbi.

Sipas tij, Lëvizja Studentore është produkt i politikës së Beogradit dhe nuk pritet të sjellë një qasje të re ndaj Kosovës. Shala vlerëson se dialogu me Serbinë kërkon një qasje më serioze nga Qeveria e Kosovës.

Ai paralajmëron se Kosova nuk është e përgatitur për sfidat e ardhshme politike, ndërsa e sheh me pesimizëm perspektivën e ndryshimit të raporteve mes dy vendeve.

“Politika serbe nuk ndryshon fare, pa u çliruar nga doktrina. Për Kosovën unë nuk shikoj ndonjë shpresë. Këto janë përralla me mbret, unë besoj që nëse qeveria e Kosovës bëhet serioze duhet të përballet në dialog me Serbinë.

Politika serbe në Beograd është rezultat i një triade. Këta studentë janë produkt i kësaj triade, janë antieuropiane. Nuk kanë për të ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës.

Kurti ka për të përdorur kauzën e UÇK-së, nuk ka se si t’i qaset kësaj lëvizje. Jemi të papërgatitur për betejat e tjera në vijim”, tha analisti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›