Politika shqiptare solidarizim
Kreret me te larte te shtetit dhe politikes shqiptare i kane derguar mesazhe ngushellimi dhe mbeshtetjeje familjeve te prekura ne Itali nga termeti ne zonen e Abrucos. Presidenti i Republikes Bamir Topi, i ka derguar mesazhe Presidentit te Republikes se Italise, Xhorxho Napolitano dhe Kryeministrit Silvio Berluskoni ku shpreh keqardhjen dhe hidherimin per fatkeqesine natyrore. Kryeministri Berisha permes mesazhit derguar homologut te tij italian, Silvio Berluskoni, perpos ngushellimit dhe mbeshtetjes per kete fatkeqesi te rende natyrore, i ben te ditur se qeveria shqiptare ka vendosur te akordoje nje shume modeste prej 50 mije euro, ne ndihme te familjeve te lenduara. Kryetari i opozites, Edi Rama gjithashtu i eshte drejtuar me nje mesazh ngushellimi familjeve te prekura nga termeti ne Itali.” Shpreh hidherimin tim per tragjedine qe ka tronditur Italine mike dhe te percjell, edhe permes ketij komunikimi, ndjenjen e solidaritetit vellazeror per miqte tane italiane ne keto ore kaq te veshtira”-deklaroi kreu i Partise Socialiste.