E Diel, 1 Nëntor 2026

Politikanet shqiptare urojne besimtaret

Kryeministri Sali Berisha uroi besimtarët myslimanë në ditën e Kurban Bajramit, pas vizitës që kreu në Komunitetin Mysliman.

"Kjo ditë na frymëzon për mirëkuptim, dashuri dhe tolerancë. Sot cdo njeri duhet të kujtojë se sakrifica është themeli i cdo mirësie", u shpreh Berisha.

Kryeministri shprehu nderimin për klerikët fetarë shqiptarë për frymën e mirë të traditës.

Kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi, në një vizitë në Komunitetin Mysliman uroi besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

"Uroj mbarësi dhe betati për të gjithë shqiptarët në këtë ditë të veçante. Sot duhet të dominojë logjika mbi arrogancën dhe mungesën e vullnetit", u shpreh Topi.

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama uroi besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

"Urimet më të mira për të gjithë ata që kanë nevojë dhe shpresë. Uroj që nesër të jetë më mirë për të gjithë", u shpreh Rama.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›