Poloni-Argjentinë, Levandovski sfidon Mesin

Polonia dhe Argjentina përballen në ditën e fundit të fazës së grupeve. Skuadra e Michnieëicz është e para me katër pikë, skuadra e Scaloni është e dyta me tre, po aq sa Arabia Saudite. Gjithçka të mërkurën në orën 20:00.
Polonia ka humbur tre takimet e fundit kundër skuadrave të Amerikës së Jugut në këtë kompeticion pa shënuar. Megjithatë, Glik dhe shokët e tij e kanë mbajtur portën të pastër në tre ndeshjet e fundit të Botërorit, përfshirë dy të këtij edicioni, pavarësisht se kanë pranuar 27 goditje.
Pas fitores kundër Meksikës, Argjentina mund të kualifikohet në fazën eliminatore për herë të trembëdhjetë në katërmbëdhjetë pjesëmarrjet e fundit.
Polonia mund të përparojë nga faza e grupeve të Kupës së Botës për herë të parë që nga viti 1986, ndërsa për herë të fundit pa humbje në të tre ndeshjet e grupeve ishte në vitin 1982. Argjentina ka humbur dy ndeshjet e fundit kundër skuadrave evropiane në këtë kompeticion, por nuk ka humbur kurrë tri herë radhazi. Kjo është ndeshja e tretë mes Polonisë dhe Argjentinës në Kupën e Botës, pasi polakët fituan 3-2 në 1974 dhe Albiceleste 2-0 në 1978.
Messi ka shënuar në gjashtë ndeshje radhazi për Argjentinën në të gjitha garat, duke barazuar serinë e tij më të gjatë të golave për Argjentinën (gjithashtu 6 nga nëntori 2011 deri në shtator 2012). Sulmuesi i PSG-së gjithashtu ka të njëjtin numër golash në Kupën e Botës si Maradona (8): vetëm Batistuta ka shënuar më shumë (10). Leëandoëski ishte i përfshirë në të dy golat e Polonisë në këtë Botëror Asnjë shok skuadre nuk ka krijuar më shumë shanse në turne sesa ai.
POLONI-ARGJENTINË
POLONIA (3-4-1-2): Szczesny; Glik, Kiwior, Bereszynski; Cash, Krychowiak, Bielik, Frankowski; Zielinski; Milik, Lewandowski. Trajner: Michniewicz
ARGjENTINA (4-2-3-1): E. Martinez; Molina, Otamendi, Romero, Acuna; De Paul, E. Fernandez; Di Maria, Messi, Mac Allister; Lautaro. Trajner: Scaloni