Poloni/ Derdhje në tubacionin Druzhba, transporton naftë nga Rusia në Evropë

Një tjetër rrjedhje të tubacionit të naftës është shënuar në Poloni. Tubacioni ndodhej në një distancë rreth 70 kilometra nga qyteti i Pllokut.
Shkaku i rrjedhjes nuk dihet ende, ndërkohë linja e dytë e gazsjellësit si dhe pjesa tjetër e infrastrukturës së PERN po funksionojnë normalisht.
“Për momentin, të gjitha shërbimet PERN (teknike, operacionale, siguria nga zjarri dhe mbrojtja e mjedisit) po marrin masa bazuar në algoritmet përkatëse të krijuara për raste të tilla”, njofton Operatori polak i tubacionit PERN.
Tubacioni PERN transporton naftë nga Rusia në Evropë.
Çmimet e energjisë janë rritur që kur Moska pushtoi Ukrainën dhe furnizimet e pakta mund të rrisin kostot edhe më tej. Ka frikë në rritje se familjet në BE nuk do të jenë në gjendje të përballojnë koston e ngrohjes këtë dimër.
Polonia po udhëheq përpjekjet për të frenuar varësinë nga Rusia, dikur furnizuesi kryesor i energjisë i Evropës, me inaugurimin e një tubacioni të ri gazi.
/rtsh.al/