Poloni/ Sulm me thikë në një shkollë, disa nxënës të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Poloni. Mediat e huaja raportojnë se një 19-vjeçar ka goditur me thikë disa nxënës. Ngjarja ka ndodhur në një shkollë në qytetin Ostroleka. Autori i dyshuar i sulmit është arrestuar. Shumica e të plagosurve janë nxënës, ndërsa një mësues është plagosur gjithashtu. Dy prej nxënësve të plagosur janë në gjendje të rëndë.