Polonia dhe Sllovakia do të dërgojnë avionë luftarak në Ukrainë

Polonia dhe Sllovakia janë dy vendet anëtare të NATO që do të dërgojnë avionë luftarakë në Ukrainë. E para ishte Polonia e cila njoftoi se do të transportonte katër avionë luftarakë MiG-29 në Ukrainë në ditët në vijim, raporton CNN.
Shtëpia e Bardhë tha se vendimi i Polonisë për të dërguar avionë luftarakë është një “vendim sovran” që nuk do ta nxisë presidentin amerikan Joe Biden të dërgojë avionë F-16. Më pas edhe Sllovakia njoftoi se do të dërgojë 13 avionë luftarakë MiG-29 në Ukrainë. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Eduard Heger, duke e bërë Serbinë, vendin anëtar të dytë të NATO-s që premton avionë pas Polonisë.
“Premtimet duhet të mbahen dhe kur [Presidenti ukrainas Volodymyr] Zelensky kërkoi më shumë armë duke përfshirë avionë luftarakë, unë thashë se do të bëjmë më të mirën. Gëzuar që të tjerët [po] bëjnë të njëjtën gjë,” tha Heger.
Ndihma ushtarake është thelbësore, shtoi ai, për të siguruar që Ukraina “mund të mbrojë veten” dhe Evropën kundër Rusisë.
/rtsh.al/