E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polonia gati per debutimin ne EURO 2012

Jakub Blaszczykowski, kapiteni i përfaqësueses polake të futbollit, i bëri apel tifozëve polakë për të mbështetur kombëtaren kur të premten ekipi i tyre të ndeshet ndaj Greqisë, në ndeshjen hapëse të EURO 2012 (ora 18:00).

“Jemi gati për të luftuar”, theksoi mesfushori i Borussia Dortmund në një konferencë shtypi për mediat e akredituara në Poloni.

“Mund të flasim gjithë ditën këtu, por të premten duhet të dalim në fushë dhe të tregojmë që jemi burra”, shtoi Blaszczykowski.

“Dua të falenderoj të gjithë stafin teknik të kombëtares për punën përgatitore që kanë bërë përgjatë këtyre dy viteve e gjysmë. Shpresoj që të mbledhim frytet e punës që kemi bërë”, deklaroi kapiteni i njërit prej vendeve organizatore të EURO 2012.

“Do të japim maksimumin për të marrë rezultate më të mira nga ato që morëm në Gjermani 2006 dhe Austri/Zvicër 2008”, theksoi Blaszczykowski.

Euro2012
Ministrat britanikë bojkotojnë Euro 2012
Cristiano Ronaldo: Do arrijmë çerekfinalet
Kroacia, Ilicevic humbet EURO 2012

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›