E Diel, 1 Nëntor 2026

Polonia gjen një dron të dyshuar rus në ujërat e saj

Ministri i Mbrojtjes i Polonisë Wladyslaw Kosiniak-Kamysz beri me dije se një dron ushtarak i dyshuar rus u gjet pranë brigjeve polake në Detin Baltik.

Mjeti pa pilot u gjet nga Marina gjatë një patrullimi me motoskaf pranë plazhit në Rusinowo, një vendpushim turistik në veriperëndim të vendit.

Incidenti vjen një ditë pasi një droni rus sulmoi objektiva në Ukrainë pranë kufirit me Poloninë. Të dielën, një dron rus goditi një tren pasagjerësh në kufirin mes dy vendeve, pak pasi zyrtarë evropianë, përfshirë ish-kryeministrin britanik Boris Johnson kishin përdorur linjën hekurudhore.

Incidenti i dënua nga liderët evropianë, aleatë të Ukrainës. Zëdhënësi i Kremlinit justifikoi sulmet ruse të së dielën në Ukrainë vetën 2 km larg kufirit polak, duke deklaruar se ato janë pjesë e misioneve të forcave të saj të armatosura.

Ndërkaq Ambasadorët e BE-së zgjatën me 7 ditë skadimin e listave të sanksioneve evropiane ndaj Rusisë, deri më 22 shtator, pasi nuk arritën të bien dakord për një rinovim gjashtëmujor.

Masat kufizuese , që synojnë rreth 3 mijë kompani dhe individë me ngrirje të aseteve dhe ndalime udhëtimi, skadojnë këtë të martë. Sanksionet e BE-së kërkojnë miratim unanim nga të 27 shtetet anëtare dhe duhet të rinovohen çdo gjashtë muaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›