Pompeo në Arabi, pjesë e diskutimeve zhvillimet në Lindjen e Mesme

Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo po zhvilon një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, ku në fokus të diskutimeve që ka zhvilluar kanë qënë marrdhëniet e SHBA-së me Arabinë dhe zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme. Pompeo është takuar me Mohammed bin Salman bin Abdulaziz, Princi i Kurorës, zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes. Gjatë takimit, ata shqyrtuan marrëdhëniet e miqësisë, fushat e bashkëpunimit dypalësh midis dy vendeve dhe mënyrat për t’i forcuar ato. Ata diskutuan gjithashtu zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe përpjekjet që po bëhen në lidhje me to. Takimi u ndoq nga princi Faisal bin Farhan bin Abdullah, ministër i Punëve të Jashtme. Në të mori pjesë gjithashtu ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Arabinë Saudite, John Abizaid.