E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poni: Jemi të vendosur për të hetuar çdo krim dhe abuzim të Edvin Ramës

Tiranë, 14 dhjetor NOA Ferdinand Poni ka dalë sot në një deklaratë ku është shprehur në emër të grupit të Këshilltarëve të Partisë Socialiste në Këshillin e Bashkisë së Tiranës për vendosmërinë për të hetuar çdo krim dhe abuzim të Edi Ramës.

Sot Edvin Kristaq Rama u shfaq para kamerave në panik, dhe dëshpërim të thelle, i çekuilibruar, megjithëse e kemi të vështirë ta themi nëse është për arsye patologjike apo nëse i është shkaktuar nga vendosmëria jonë për të vënë para përgjegjësisë kupolën e mafies së ndërtimit, inspiruesin, dhe realizuesin e shkatërrimit dhe përvetësimit të mbi gjysmë milionë m 2 troje dhe pasuri publike të përbashkët apo dhe të qytetarëve të Tiranës deklaroi Poni.

Rama, ky uzurpues e abuzues i pangopur dhe shkelës permanent i ligjit, ky urrejtës patologjik i sistemit të drejtësisë dhe i gjykatave, ku burracak dhe shok i grupeve të abuzimit me tokën dhe ligjin, çuditërisht kujtohet që paska gjoja gjykatë kushtetuese dhe që ky na qenka panciri i don Edvinit për tu mbrojtur nga iniciativa e këshilltarëve demokratë dhe këshillit të bashkisë së Tiranës për të hetuar mbi abuzimet e tij dhe për më tepër për ta shkarkuar për veprimtarinë e tij mafioze e kriminale me pronën e pasurinë publike shtoi më tej Poni.

Më tej Poni i bëri thirrje Ramës se jo vetëm që do kërkojë shkarkimin e tij por u këshilltarët demokratë i bëjnë thirrje publike institucioneve të zbatimit të ligjit se asnjë mantel politik apo administrativ sdo të mund ta shpëtojë nga veprimi i ligjit.

k.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›