E Shtunë, 31 Tetor 2026

Por-no, pas 10 vitesh në Dokufest

Në kuadër të Festivalit DokuFest, krahas shfaqjes se filmave dokumentar nga mbarë bota, do të ketë edhe koncerte, me performanca të artistëve të ndryshëm. Sa i përket koncerteve të natës DokuNights , programi i koncerteve sivjet do të përfshijë grupe muzikore të zhanreve të ndryshme. Koncertet do të hapen më 17 gusht me grupin punk finlandez Pertti Kurkikan Nimipäivät, dhe do të vazhdojnë me Bloody Foreigners, Por-no të cilët po kthehen pas 10 viteve në skenën e DokuNights, dyshja nga Mitrovica Bicalko, grupi nga Parisi Thylacine, ZEA, Physics, KAOS, etj. Nata mbyllëse e DokuNights do të sjell Elina Duni Quartet, që do të performojë më 25 gusht./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›