E Martë, 3 Nëntor 2026

Porosia e Albanos për nënën e tij, çfarë i kërkon asaj nëse del nga “Ferma VIP”

Aktori Albano Bogdo, që nga dita e parë që ka hyrë në “Ferma VIP” nuk i ka kursyer batutat dhe humorin, duke sjellë një atmosferë argëtuese jo vetëm për fermerët, por edhe për miliona teleshikues që i ndjekin.

Këtë të hënë, në nominim janë 8 anëtarët e grupit blu, e më konkretisht Mariana Kondi, Rigelsa Cybi, Çiljeta Xhilaga, Dijonis Biba, Albano Bogdo, Niko Komani dhe Elsa Lila.

Kështu, duke ndjerë ethet e nominimit, Albano ka treguar se përmes kamerave në “Ferma VIP” i ka kërkuar nënës së tij që t’i gatuaj burani.

Në rast se nuk del, mes humorit, aktori tha se do ja gatuajnë në fermë dhe do e hajë aty.

Këtë deklaratë e ka bërë të ditur vetë Albano, pak para fillimit të spektaklit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›