E Enjte, 5 Nëntor 2026

Porositësit e vrasjeve/ Lihen në burg vëllezërit Beqiraj dhe 10 të tjerë

Gjykata e Durrësit ka dhënë masat e sigurisë për 14 të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Porositësit’. Për dy vëllezërit  Gentjan dhe Indrit Beqiraj te akuzuar si vrases me pagese trupi gjykues vendosi  arrest me burg.

E njejta mase u dha edhe per për Flamur Bejkon punonjes i policise se burgut qe dyshohet se kishte porositur vellezerit per te kryer nje vrasje. Për 10 të tjerë është caktuar masa e sigurisë burg me afat 45 ditë, ndërsa është lënë i lire Fatjon Hajdari.

Mbi të arrestuarit rëndon akuza e “mbajtjes pa leje dhe prodhimit te armeshpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Por avokatet kane pretenduar se nuk ka prova per ti fajesuar.

Gjatë seancës me dyer të mbyllura mësohet se pasur debate të forta vecanerisht ne momentin e hyrjes ne sallen e gjyqit te dy vëllezërve Beqiraj.

Krahas të arrestuarve policia ka shpallur në kërkim pesë shtetas të tjerë. Ndërsa procedim penal ka nisur edhe per Kasander Nogen,  i arrestuar në Belgjikë, që rezulton te kete porositur vrasjen e shtetasit Geron Hasanbelliu.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›