E Diel, 1 Nëntor 2026

Porositi tritolin ndaj biznesit të tij në Durrës, Noizy thirret nga GJKKO për t’u përballur me Laert Haxhiun, zbardhen detaje

Rigels Rajku i njohur me emrin e artit Noizy është  thirrur nga GJKKO  për tu bërë  pjesë  procesit ndaj Laert Haxhiut si viktimë e vepres penale.

Urdheri i shpalljes publike mban datën 23 shkurt e ndërsa përveç Noizyt pjesë  e procesit mund të  bëhet edhe babai i tij Bashkimi si dhe motra e Noizyt.

Sipas procedures në  kushtet kur dosja ndaj Laert Haxhiut ka kaluar për gjykim, pjesë e këtij procesi mund të  bëhet edhe viktimat e vepres penale të  cilët mund të  përfaqësohen me avokat ose zgjedhin të  mos marrin pjesë  asnjë herë.

Gjykata është  e detyruar të  lajmeroj viktimat e vepres penale me qëllim njohjen me procesin por edhe mundësine për të  folur në  gjyq.

Sipas verifikimeve, rezulton se Noizy ka qenë  shënjester e sulmit me tritol në  ambjetet e lokalit dhe dyqanit të  tij në  Durrës. SPAK dhe i penduari i drejtë sisë  Artan Tafani  zbuluan së  tritoli ishte  vendosur me urdher të  Laert Haxhiut si përgjigje  për dhunim e shokut të  tij Kleviol Ahemeti nga shokët e Noizyt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›