E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Porsche ‘fluturon’ nga rruga, aksidenton 5 makina të tjera! Njëra përmbyset, tjetra shkatërrohet plotësisht (FOTO)

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në rrugën Transballkanike, pranë paraburgimit të Vlorës.

Raportohet se një mjet tip Porsche ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi marramendëse.

Drejtuesi i makinës ka humbur kontrollin duke përplasur edhe 5 makina të tjera.

Një nga automjetet shihet i përmbysur, ndërsa një makinë tjetër e shkatërruar plotësisht.

Në vendngjarje dëmet materiale janë të shumta, ndërsa si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i Porsche.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›