Porsche prezanton modelin e ri 961
Emri përfundimtar i tij ende nuk është konfirmuar, por burime brenda nga ky prodhues pohojnë që ky model me siguri që do ta ketë pra shenjën 961. Pritet që çmimi i kësaj makine të sillet rreth 300.000 euro, ndërsa një pjesë e mirë e teknologjisë duke përfshirë edhe motoriken do të merren nga modeli 918 Spyder.
Nga modeli 918 Spyder pritet të merret edhe sasia monocoque e bërë nga plastika e forcuar me fibra të karbonit (CFRP) dhe motori 4.6-litra V8 forca e të cilit do të sillet rreth 600 KF.
Rezultati përfundimtar do të jetë se vetura do të shpejtojë deri në 100 km/h për diçka më pak se tre sekonda. Në fund të shtojmë që 961 është pjesë e planit të madh me të cilin “Porsche” deri në vitin 2018 do të duhet t’i shesë rreth 200.000 automobila në vit. Barra kryesore për arritjen e këtij qëllimi do të bie në Macan, SUV-in e madhësisë mesatare, dhe në gjeneratën e ardhme Panamera dhe Cayenne.