E Diel, 1 Nëntor 2026

Portali “Infermierë për Shqipërinë”, Rama: 226 profesionistë të punësuar me meritokraci dhe transparencë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në rrjetet sociale një lajm të ri për sektorin e shëndetësisë në Shqipëria.

Sipas kreut të qeverisë, 226 profesionistë të shkencave mjekësore teknike janë punësuar gjatë procesit të fundit të përzgjedhjes në portalin Infermierë për Shqipërinë.

Rama theksoi se ky proces është zhvilluar i orientuar drejt meritokracisë, transparencës dhe barazisë së mundësive për të gjithë profesionistët e shëndetësisë.

Sipas tij, përmes këtij portali synohet të garantohet një proces i drejtë dhe transparent për përfshirjen e profesionistëve të rinj në sistemin shëndetësor të vendit.

“Mirëmëngjes ???? dhe me lajmin e mirë se 226 profesionistë të shkencave mjekësore teknike janë punësuar gjatë procesit të fundit të përzgjedhjes në portalin ‘Infermierë për Shqipërinë’, një proces i orientuar drejt meritokracisë, transparencës dhe barazisë së mundësive për të gjithë profesionistët e shëndetësisë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Edi Rama.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›