E Diel, 1 Nëntor 2026

Portet turistike PS Qeveriapo ua jep milionereve te saj

Te tjera rreth shkrimit Debati ne komisionin parlamentar TIRANE - Ne Kuvend ka mberritur propozimi i qeverise per ndryshimet ne ligjin Per portet turistike ne Republiken e Shqiperise i cili mes te tjerash parashikon dhenien me koncension te porteve. Gjate diskutimeve ne komisionin kuvendor te veprimtarise prodhuese opozita nepermjet deputetit Arta Gace ka akuzuar qeverine se po favorizon disa grupe interesi qe duan te ngrene porte per jahte tranzit ose jahte te komunitetit europian duke e ditur qe qirate ne portet e Mesdheut jane nga me te shtrenjtat ne bote.
Mendoj se kjo nuk ka qellim per te zhbllokuar tregun shqiptar per te krijuar mundesi te reja per shqiptaret per tregun e barkave tregun e riparimeve dhe tregun e porteve por ka vetem nje qellim te krijoje tre-kater licenca dhe te fuse tre-kater grupe. Keto ligje po sillen vetem me qellimin qe disa grupe te medha te cilat tashme edhe jane shpallur do te bejne megaporte ne disa grykederdhje lumenjsh te cilat do te jene thjesht si rifuxho dhe si vendparkimi per jahtet e milionereve te Europes nderkohe qe shqiptaret maksimumi mund te bejne roje ne keto porte dhe pastrim jahtesh. Ata nuk do te kene te drejte ti shfrytezojne tha deputeti socialist. Sipas te majteve nuk eshte aspak normal qe nepermjet moratoriumit te rikthyer ne fuqi shqiptareve tu ndalohet levizja ne det qofte edhe me motorre uji e nga ana tjeter qeveria te hartoje ligje per turizmin e milionereve europiane.
Kryetari i komisionit demokrati Jemin Gjana tha se te majtet bejne demagogji me shtresa e varfera.
Une e kuptoj qe politiken e keni te ndertuar per shtresat e varfra por as ne Shqiperi qe eshte nje demokraci me pak e zhvilluar sesa Amerika as ne Amerike as ne Spanje as ne France dhe as ne Itali nuk po flas per Magrebin qe eshte nga ana tjeter e Mesdheut nuk eshte se jahtet jane pasuri dhe prone e qytetareve te zakonshem me nivele nen mesatare. Kete nuk e shpikem ne shqiptaret tha Gjana.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›