Porti i Shengjinit, ne sherbim te Kosoves

Pas qendrimeve te para ne maj 2006, pala shqiptare duket se do te vendose perfundimisht shume shpejt per t’ia kaluar portin qeverise se Kosoves. “Porti i Shengjinit do te jete nje port gjeneral per shkak sa ka lidhje me rrugen Durres-Kukes, pra me aksin qe e lidh me Milotin dhe me tej me Kosoven.
Ka nje interesim nga qeveria e Kosoves per te pasur nje akses ne Portin e Shengjinit, sikurse ka nje vullnet pozitiv nga qeveria shqiptare per te bere te mundur kete akses”, tha dje ministri i Transporteve. Megjithate, per qeverine shqiptare nuk do te jete i lehte kalimi i portit te pala kosovare, per shkak se brenda tij dhe perreth, shtrihen nje sere industrish, karburanti dhe cimentoje.
“Perreth zones se Portit te Shengjinit kemi te perqendruar industrine e cimentos, e cila do te kete nje prodhim vjetor rreth 11 milione ton, ku gjysma eshte per eksport. Pervec rruges, do te perdorim edhe linjat hekurudhore me Malin e Zi, qe mundon transportin e mallit”, tha Olldashi. Porti i Shengjinit ishte nje ceshtje e diskutuar per here te pare ne maj mes Kryeministrit Berisha dhe homologut kosovar, Agim Ceku. Qe ne ate kohe, Berisha nxitoi te siguronte Kryeministrin Ceku se Porti i Shengjinit do te jete ne dispozicion te Kosoves.
“Kosova ka lidhje me detin nepermjet vendeve fqinj, Selanikut dhe Malit te Zi, si dhe nepermjet Shqiperise. Ne kete drejtim, Porti i Shengjinit eshte nje port shume i pershtatshem, i cili do te jete i lire per Kosoven”, tha Berisha. Porti ka nje gjatesi te kufizuar kalatash dhe perpunon anije mallrash me kapacitet deri 3000 tone.