E Diel, 1 Nëntor 2026

Porti i peshkimit Kertusha I gabuar qendrimi i bashkise

Kryetari i keshillit te qarkut te Durresit Seid Kertusha ka reaguar pas kundershtimit te dy diteve me pare te bashkise se Durresit nepermjet kryetarit Vangjush Dako ne lidhje me vendin e ndertimit te portit te ri te peshkimit.

Ne nje konference per shtyp kreu i keshillit te qarkut ka argumentuar se bashkia nuk mund te pretendoje qe porti i ri nuk perfshihet ne planin rregullues sepse kete plan ka te drejte ta miratoje vetem KRRTRSH. Po keshtu Kertusha ka shtuar se vendi ku do ndertohet porti eshte jashte vijes se ndertimit qe administron bashkia.

Durresi ka dy vija eshte vija gjeografike ose vija e ndarjes administrative kurse vija e kufizimit te ndertimit eshte gje tjeter. Eumlshte vije gjeografike po ku perfshihet vetem territori i ndertimit. Jemi jashte vijave kufizuese te ndertimit. Jemi ne det ku bashkia nuk ka absolutisht as me te voglen kompetence tha Kertusha.

Kryetari i keshillit te qarkut Seid Kertusha i ka bere thirrje kryebashkiakut Dako se nese ai vertet eshte per zhvillimin e qytetit trsquoi bashkohet ketij projekti me vlere 15 milion euro.

Dy dite me pare kryetari i bashkise Vangjush Dako e ka kundershtuar miratimin e lejes se ndertimit nga KRRTRSH duke paralajmeruar se ceshtja do te shkoje ne gjykate.

Aleks Kalemasi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›