Portierët e Barçës, Ter Stegen dhe Reina

Tranzicioni për portën e Barcelonës është garantuar qëysh tani. Victor Valdes dhe Pinto do të largohen nga klubi në fund të kontratave të tyre në fund të vitit 2014, dhe klubi katalanas qysh tani kanë gjetur zëvëndësuesit e tyre, dhe ata janë Pepe Reina dhe Marc Andre Ter Stegen.
Kjo qështje përflitej si e mbyllur, por gjërat i ka ngatërruar largimi i Vilanovas dhe ardhja e trajnerit të ri. Vendimi i Valdesit ti përmbahet kontratës, ka bërë që The Reds të hidhen në aksion për të bërë diçka në lidhje me qështjen Reina, kjo pasi që edhe vet menxheri i Liverpoolit ka deklaruar se nuk mund ti mbajë dy portierë me paga të larta.
Tashmë është e qartë pothuaj se Reina tashmë është huazuar te Napoli i Benitez për një sezon i bënë gjërat edhe më të qarta se pas një viti ai mund ti bashkohet Barcelonës.
Poashtu përflitet për një marrëveshje të fshehtë në mes Barcelonës dhe Monchengladbachut, për portierin e ri gjerman Ter Stegen, edhe pse përflitej se ai sivjet do ti bashkohej Barcelonës, por si duket ka ndërhyrë vet presidenti Rosell, dhe si duket Barcelona tashmë e ka zgjedhur dilemën e portierëve./indeksonline/