Portieri i Turqisë largohet nga kampi stërvitor dhe sulmon Montellën

Portieri Berke Ozer u largua nga kampi stërvitor i Turqisë “pa leje”. Lojtari i Lille, që priti tre penallti kundër Romës në Ligën e Evropës (dy nga Dovbyk dhe një nga Soulé), u rikthye në klubin e tij ndërsa Turqia e shkatërroi Bullgarinë 6-1 në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në Sofje.
“Berke Ozer u largua nga qendra jonë stërvitore dhe u kthye në Stamboll pa lejen e stafit tonë”, tha Federata Turke e Futbollit në një deklaratë. “Ndërsa jemi të impenjuar për t’u kualifikuar për Kupën e Botës, një sjellje e tillë është e papranueshme”.
Përgjigja e portierit erdhi në Instagram dhe ishte një sulm ndaj Montellës: “Kur pashë listën e lojtarëve të thirrur, kuptova se vendimmarrësit në ekipin e vendit tim nuk motivoheshin nga performanca apo vullneti për të fituar”.