E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portierja e bukur pozitive ne doping

Portierja e bukur e kombëtares amerikane të futbollit për femra, u gjet pozitive në analizat anti-doping dhe mori një paralajmërim nga federata amerikane.

Hope Solo, 30-vjeçarja amerikane ra në sy në olimpiadën e Pekinit, ku përveç talentit, shfaqte dhe hijeshi në fushë, duke zbukuruar futbollin, që sërish mbetet “sport burrëror”.

Numri një i portës amerikane u justifikua se rezultatet pozitive të dopingut ishin pasojë e një kure që ajo po merrte aktualisht për shkaqe shëndetësore jo serioze.

 

Ajo kërkoi nga federata që të mos penalizohet gjatë lojërave olimpike të Londrës.

Hope Solo dhe skuadra amerikane e futbollit janë kampionet në fuqi të lojërave olimpike pas medaljes së arit në lojërat e Pekinit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›