E Enjte, 5 Nëntor 2026

Porto Palermo Festival, Kumbaro: Nisi me thirrjen domethënëse të artit për mjedisin

TIRANࣿË, 29 korrik/ATSH/ Një aksion pastrimi u krye në plazhin e Porto Palermos, ku do të zhvillohet edhe edicioni i katërt i festivalit të ideuar nga violinisti Olen Çesari.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale momente nga ky aksion ndërsa theksoi se “ky edicion i Porto Palermo Festival nisi me një thirrje shumë domethënëse të artit për mjedisin”.

Kumbaro falënderoi violinistin Olen Cesari, studentët dhe pedagogët e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, organiziatat, grupet vullnetare, bizneset dhe pushuesit e plazhit të Porto Palermos që iu përgjigjën mesazhit “Preseving Our Sea 2” me shumë përkushtim.

“Ky aksion na kujton se plazhet, objektet e trashëgimisë historike e kulturore duhet t’i mbrojmë me përgjegjësi qytetare e më pas të bëjmë pushime e festivale të bukura si Porto Palermo Festival, që do të mbahet në datat 1-18 gusht duke e bërë këtë vend akoma edhe më magjik”, tha Kumbaro.

Festivali i ideuar nga violinisti Olen Çesari kësaj here do të sjellë 12 artistë në 12 mbrëmje magjike, të cilat si çdo verë, do të zhvillohen në kalanë e Porto Palermos. Aktiviteti artistik mbështetet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit duke ndërthurur nga zërat, meloditë, aktrimet dhe performancat e mrekullueshme të artistëve.

1 nga 9

/k.s/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›