Porto Riko voton pro: Duam të bëhemi shteti i 51-të i SHBA
Votuesit në Porto Riko kanë mbështetur një referendum për tu bërë shtet me të drejta të plota i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Tani pritet miratimi nga Kongresi Amerikan, por presidenti Barack Obama thotë se do të respektojë këtë votim.
Ishulli aktualisht është një territor amerikan, që përdor dollarin dhe qytetarët e të cilit lëvizin me pasaporta amerikane.
Por nuk ka përfaqësim në senat përveçse me një delegat pa të drejtë vote.
Sipas BBC, rreth 80 përqind e elektoratit mori pjesë në referendum, i katërti në 45 vite.
Pasi janë numëruar votat, rreth 54 përqind janë në favor të ndryshimit të marrëdhënieve më SHBA.
Ndërkohë që dy të tretat kërkojnë shtetësi të plotë amerikane.
Nëse Kongresi voton pro, portorikanët do të kenë të drejtë të votojnë në zgjedhjet amerikane por edhe të paguajnë taksat, pasi deri më tani ishin të përjashtuar prej tyre.
Ishulli u vendos nën kontrollin amerikan në vitin 1898, kur Spanja e humbi atë në fund të luftës spanjollo- amerikane.
Shumë portorikanë thanë se nuk kishin asnjë opsion tjetër përveçse të bëhen pjesë e plotë e SHBA.