Portsmuthi kërkon Franc VeliunVeliu, i cili luan për Flamurtarin që nga sezoni 2005-2006 (55 ndeshje në total, 5 gola), është ndjekur në aksion nga menaxherët e Portsmuthit në ndeshjen e kombëtareve U-21, Skoci-Shqipëri (5-2), të luajtur në Fal

Mbrojtësi i ri vlonjat, Franc Veliu (20 vjeç, 21 ndeshje këtë sezon, 2 gola) ndiqet nga klubi i njohur anglez, Portsmouth. Lajmi u publikua në gazetën e njohur britanike “Mirror”.
Veliu, i cili luan për Flamurtarin që nga sezoni 2005-2006 (55 ndeshje në total, 5 gola), është ndjekur në aksion nga menaxherët e Portsmuthit në ndeshjen e kombëtareve U-21, Skoci-Shqipëri (5-2), të luajtur në Falkirk.
Sipas mediave britanike, ka qenë vetë trajneri i Portsmuthit, Pol Hart, i cili ka dhënë orientimin për nisjen e tratative me agjentin e shqiptarit.
Kroati Niko Kranjcar (24 vjeç, 22 ndeshje, 3 gola me Portsmuthin këtë sezon) kërkohet nga Totenhemi dhe te Portsmuthi, Franc Veliun e shikojnë si një pasues të futbollistit të Kombëtares kroate.
Franc Veliu ka shënuar gjatë këtij sezoni edhe 3 gola në Kupën e Shqipërisë, në fitoren 6-2 të Flamurtarit me Naftëtarin në Kuçovë.
E Marte, 21 Prill 2009