Portugali, më shumë se 900 zjarrfikës luftë me zjarret
LISBONË- Më shumë se 900 zjarrfikës vazhdojnë të luftojnë sot me zjarret në pyjet në veri dhe pjesën qendrore të Portugalisë, cituan burime nga mbrojtja civile.
Një prej 14 vatrave më të mëdha të zjarrit, që vazhdojnë të rriten si pasojë e temperaturave të larta dhe erërave të forta, ndodhet pranë malit Caramulo në qendër të vendit.
Zjarri që filloi që prej ditës së mërkurë duke shkaktuar vdekjen e një zjarrfikëseje, dukej se ishte qetësuar gjatë natës.
"Gjatë orëve të mëngjesit 359 zjarrfikës ndërhynë për shuarjen e zjarrit që u rrit dukshëm", citon një komunikatë e mbrojtjes civile.
Një vatër tjetër zjarri në Sao Pedro de Veiga de Lila, në rajonin portugez të Vila Real në veri të vendit, mobilizoi 151 zjarrfikës, të mbështetur nga 43 automjete.
Ndërkohë, 120 zjarrfikës të tjerë po luftojnë me zjarret e përhapura në pyje në rajonin qëndror Viseu.
(m.a/ata/BalkanWeb)