E Diel, 1 Nëntor 2026

Portugali, sekuestrohen 500 kg eksploziv

Autoritetet portugeze ne nje aksion ne Portugaline qendrore zbuluan 500 kilogram eksploziv i cili i perkiste organizates separatiste baske ETA.
Sipas policise vendase bashke me sasine e konsiderueshme te lendes plasese u sekuestruan edhe aksesore ndezes te tyre, qe nga fitilat e thjeshte e deri tek sistemet me te sofistikuara te tyre.Aksioni policor u ndermor pas informatave te marra prej autoriteteve spanjolle te cilat ishin vene ne ndjekje te nje grupi separatistesh baske prej kohesh. Nuk raportohet per persona te arrestuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›