Portugalia erreson samitin e BE-se

Si rrjedhojë e rënies së projektit, Socrates deklaroi dorëheqjen, ndërsa lideri i opozitës theksoi se praktikisht nuk ka më asnjë zgjidhje për ekonominë portugeze, përveçse kërkimi i një fondi shpëtimi prej BE-së.
Nëse kjo do të ndodhë, Portugalia do t’i bashkohet Greqisë dhe Irlandës, dy vendeve të tjera në krizë që kanë kërkuar më parë kredi.
Pavarësisht se qëllimi fillestar i samitit ishte arritja e një qëndrimi të përbashkët rreth krizave libiane, tuniziane dhe egjipitiane, 27 vendeve e BE-së pritet të bisedojnë gjerësisht edhe për krijimin e një pakete financiare, e cila do të jetë në dispozicionin e vendeve të rrezikuara.
Vlera e kësaj pakete mbetet për t’u biseduar, ndërsa besohet se ajo do të rritet nga projekti fillestar për 250 miliardë eurosh, në 440 miliardë.
Presioni mbi ekonominë portugeze vazhdon të rritet, ndërsa një ditë më parë interesat e bonove 10-vjeçarit të thesarit u rrit në kuotën historike 7,91%, si rrjedhojë e frikës për kolapsin e ekonomisë portugeze.