E Diel, 1 Nëntor 2026

Portugalia fiton 3-0 me Hungarinë Portugezët i kanë të gjitha mundësitë për të shkuar në Botëror, pasi kanë një pikë më shumë se Suedi

Rrjetet sociale:

Portugalia fitoi 3-0 me Hungarinë, duke u ngjitur në vendin e dytë me 16 pikë, një më shumë se Suedia, 15, kur ka mbetur edhe një ndeshje nga përfundimi i eliminatorëve.

Golat për Portugalinë u shënuan nga Simao (18’ e 79’) dhe Liedson (74’).

Kristiano Ronaldo e nisi si titullar takimin, por u zëvendësua nga Nani në minutën e 29-të.

Portugalia në ndeshjen e fundit do të përballet në shtëpi me Maltën, Hungaria me Danimarkën dhe Suedia me Shqipërinë.

Danimarka me fitoren 1-0 kundër Suedisë e siguroi vendin e parë në grup dhe një biletë për në Afrikën e Jugut.

Numri i klikimeve - 697
  E Shtune, 10 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›