E Diel, 1 Nëntor 2026

Portugalia, kualifikimi kalon nga Bosnja

Në ndeshjen e luajtur mbrëmë në Zenicë, skuadra e Karlos Keiroz nuk e ka vënë për asnjë moment në diskutim kualifikimin, pasi rezultati i takimit të parë i jepte më tepër siguri në lojë. Ndryshe ndodhi me boshnjakët, që megjithë dëshirën, nuk arritën të realizojnë synimin, ndoshta edhe nga mungesa e përvojës (ishte hera e parë që Bosnja arrinte në fazën play-off).

Edhe pse e nisën takimin në sulm, duke e vënë disi në presion Portugalinë, ballkanasit nuk ishin të qetë në veprime, duke mos arritur të imponohen në lojën e tyre. Nga ana tjetër, portugezët u mbrojtën mirë, duke vënë disa herë në vështirësi portierin Handanoviç.

Raul Meireles realizoi golin e fitores për Portugalinë në minutën e 56-të, duke e mbyllur praktikisht çështjen e kualifikimit. Kështu, përfundon ëndrra e bukur për Bosnjën, që gjithsesi duhet të ndihet krenare për arritjen në fazën play-off. Kurse për portugezët, ky ishte kurorëzimi me sukses i një rruge të gjatë e të vështirë, të nisur që në fazën e grupeve.

Bosnjë-Hercegovinë 0 – 1 Portugali (Raul Meireles 56’)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›