E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia peson Franca fiton

Franca u eshte kthyer fitoreve dhe ate ne transferten e veshtire ndaj Bosnjes ndersa Portugalia nuk di per fitore pasi qe ka pesuar disfate nga Norvegjia ne Oslo. Italia ka deklasuar Ishujt Faroe.

Ishin golat e Karim Benzemas 72 dhe ai i Florent Maloudas i cili shkelqeu 78 qe finalizuan kapitulimin e Bosnjes para tifozeve te vet. Ne Grupin D prin Shqiperia me shtate pike ashtu si Bjellorusia por me golaverazh me te mire.

Italia ka shkaterruar Ishujt Faroe ne udhetim me rezultat 5-0 me golat e Gilardinos 12 De Rossit 22 Cassanos 27 dhe me ata te pjeses se dyte te shenuar nga Quagliarella 81 dhe Andrea Pirlo 90. Italia kryeson ne Grupin C me 6 pike nga dy ndeshje.

Portugalia u mposht minimalisht ne transferte te Norvegjia me ane te golit te Huseklepp 21. Portugezet definitivisht do te kene probleme per tu kualifikuar ne Euro 2012 pasi qe pas dy ndeshjeve ka arketuar vetem nje pike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›