Pos Fest 64- Gazetari Vrapi: Festivalin e bëjnë këngët, jo emrat. Egoja e artistëve duhet të shkoj përtej fitores, të fokusohen te cilësia materialeve

Festivali i 64-të i Këngës në RTSH u shndërrua në një skenë të rëndësishme promovimi për artistët e rinj, duke sjellë zëra të freskët dhe energji të reja në muzikën shqiptare.
Në Post Fest 64, gazetari Andi Vrapi tha se mungesa e emrave të mëdhenj të muzikës në këtë edicion, shmangu polemikat e zakonshme që shpesh qarkullojnë në rrjetet sociale mbi fituesin.
“Gjëja e mirë e këtij Festivali ishte që nuk kishte një apo disa emra të mëdhenj të muzikës siç ka pasur vitet e tjera, që targetohen si fitues potencialë. Duke mos pasur një emër big, nuk kishte një targetim që do e fitonte filani ose fisteku. Unë mendoj që festivalin nuk e bëjnë emrat, e bëjnë këngët”, tha ai.
Sipas gazetarit, egoja e artistëve duhet të shkojë më shumë se sa te fitorja, por te cilësia e materileve “sepse është kjo që e nderon artistin”.
/rtsh.al/