Postimet kundër priftit, gjobitet Google

Drejtësia braziliane dënoi më një gjobë prej 8500 dollarësh kompaninë Google pas disa postimeve që akuzonin për pedofili një klerik vendas.
Vendimi u mor prej gjykatës civile në Shtetin e Minas Gerais në zonën qendrorë të Brazilit, pas denoncimit të priftit për postimet anonime të cilat e akuzonin atë për abuzime seksuale kundrejt minorenëve, ku kleriku kërkoi dëmshpërblim moral.
Postimet datonin pak kohë pas publikimit të skandaleve të pedofilisë të tre priftërinjëve të Kishës Katolike braziliane.