E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pozon për Esquire

Është hera e parë që aktori Brad Pitt ka dhënë një intervistë pasi Angelina Jolie bëri publik faktin e heqjes së gjinjëve.

Ai ka folur për revistën e njohur, “Esquire Magazine”. Brad ka deklaruar se ndjehet më i lumtur se kurrë më parë.

Ndjehem i lumtur për miqtë e mirë dhe familjen time, ka thënë Pitt.

Aktori teksa ka pozuar për foton e kopertinës, kishte veshur një bluzë sport të zezë dhe një palë syze të errta . Ai ka folur për gjashtë fëmijët e tij me Angelina Jolie, dhe ka thënë se në shtëpinë e tyre kurrë nuk ka qetësi, por ama kjo i pëlqen aktorit hollivudian.

“Gjithmonë kam dashur një familje të madhe dhe të ketë kaos në shtëpi.

Ndërsa në lidhje me ndërhyrjen që partnerja e tij ka bërë, Brad  është shprehur krenar duke e quajtur heroinë, dhe ka rënë dakord me faktin se Angelina e ka ndarë këtë lajm me të gjithë, pasi mund ti shërbejë shumë femrave në mbarë botën.

Aktualisht Brad Pitt po merret me promovimin e filmit të tij të fundit të titulluar “Warld war”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›