E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pranga 24 vjeçarit në Kukës/ U kap në flagrancë me kanabis dhe kokainë

Një shtetas 24 vjeçar ka rënë në pranga pasi u kap në flagrancë me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë.

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme që ushtrohen për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë ndaluar në hyrje të qytetit, automjetin tip “BM˔, me drejtues një shtetas 24 vjeçar.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar sasi të lëndëve të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

/ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›