Pranga 4 terroristeve, komplotuan sulme ne Nju Jork

Te ndaluarit kane rene ne kurthin e nje agjenti te infiltruar nga FBI, nga i cili do te blinin eksploziv plastik dhe raketa kunderajrore Stinger me synimin per te rrezuar avionet ushtarake.
Hetimet kishin nisur nje vit me pare kur nje informator qe punonte prej vitesh per FBI-ne, paralajmeroi agjentet federale se kater persona qe shkonin ne xhamine e Newburg, kerkonin eksploziv, shprehnin zemerim per pranine e ushtareve amerikane ne Afganistan dhe flisnin per dicka qe do te benin ne SHBA. Kater terroristet jane shtetas afro-amerikane.
Kreu i grupit quhet James Cromitie, me precedent penal dhe ka lidhje me grupin Jaish Mohammed, qe vepron ne Pakistan. Bashkepunetoret e tij jane ish-te denuar te konvertuar ne myslimane, mes te cileve edhe bashkeshortja e Cromitie.