E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga 5 personave, akuzohen per vjedhje

Gjate nje operacioni policor te koduar “Mesnata”, policia e kryeqytetit ka arrestuar, pese persona dhe ka shpallur ne kerkim nje tjeter nen akuzen e vjedhjes se pasurise se tjetrit.
Sipas njoftimit te policise per te pakten 40 dite, 6 autoret e disa vjedhjeve ishin vene nen hetimin policise, pasi dyshoheshin te kishin grabitur te pakten 12 bar-restorante kryesisht ne rrugen e Durresit si edhe ne Laprake, ne ditet e para te ketij viti. Anetaret e ketij grupi kriminal, sendet e vjedhura ne lokale i dergonin n qytetin e Elbasanit ne nje pike shumice, me synim shitjen dhe perfitimin ne para te tyre. Gjithashtu ata dyshohen se mund te kene vjedhur edhe tre automjete.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›