Pranga dy të rinjve, mbështetës të Noizy-t

Policia ka arrestuar ne baze te nje urdheri te dhene nga prokuroria e Tiranes, dy shtetasit, Bexhed dhe Rigers Kruda, nen akuzen e vrasjes me dashje te mbetur ne tentative e kryer ne bashkëpunim.
Dy te rinjte 20 dhe 21 vjec pjesetare te grupit te fansave te kengetarit Noizy, kane sulmuar me thike shtetasin Denis Dollapi, ne afersi te shkolles “Sami Frasheri” ne Tirane, rreth dy muaj me pare.
Dy kusherinjte Kruda, e sulmuan Dollapin i cili eshte mbeshtetes i nje tjeter grupi muzkor “Stresi”, me thike disa here ne trup me qellimin per ta vrare. Pas hetimeve dy mujore prokuroria e Tiranes, vendosi arrestimin e tyre, duke i prangosur rreth ores tre te mengjesit ne banesat e tyre respektive.