E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pranga ish-efektivit në Kuçovë, shiste drogë në qytet

Një ish punonjes policiseu arrestua mbremjen e kesaj te hene në qytetin e Kuçovës.

Sokol Dardha, 49-vjeç,është kapur gjatë një aksioni policor në lagjen “1 Maji” të qytetit dhe droga ju gjet gjatë kontrrollit të ushtruar nga inspektorët e antidrogën në automjetin e tij,tip Ford.

Policia ishte njoftuar në rrugë operative për veprimtarinë e tregtimit të lëndëve narkotike që ky shtetas ushtronte prej disa kohësh në qytet.

Mësohet se në makinën e Dardhës policia gjeti dhe sekuestroi 10 doza lënde narlotike dhe vaj hashashi,por ende nuk konfirmohet lloji i lëndës narkotike.

Dardha ka punuar në Policinë e Shtetit deri në vitin 1997.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›