E Enjte, 5 Nëntor 2026

Pranga ish kreut të Kadastrës/ Durrës, vihet në sekuestro preventive prona që ishte regjistruar me dokumente false

Gjykata e Shkallë së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka vendosur sekuestro preventive të një sipërfaqe toke rreth 13.000m2 tokë në Gjirin e Lalzit, e cila ishte regjistruar me dokumente false.

Nga hetimet rezultoi se për këtë pasuri nuk është lëshuar asnjëherë AMTP nga institucionet përkatëse, si dhe nuk ka asnjë dokumentacion apo aplikim në ASHK në lidhje me këtë pasuri.

Për këtë rast është arrestuar ish kreu i Kadastrës së Durrësit, Ardian Kona, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Në kërkim janë shpallur edhe tre persona të tjerë, dy ish zyrtarë të agjencisë, juristi Bled Zerba dhe specialistin Leandro Dervishi, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›