E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pranga policit në Durrës/ I kërkoi para qytetarit për të liruar makinën nga pika e bllokimit

Një punonjës policie është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Durrës me akuzën e korrupsionit.

Sipas AMP, arrestimi i tij erdhi pasi polici i kërkoi një personi një shumë prej 60 mijë lekësh të reja për t’i nxjerrë automjetin nga pika e bllokimit si dhe për të mos i vendosur gjobë.

AMP ka publikuar edhe pamjet nga operacioni, i kryer në bashkëpunim me SPAK, si dhe paratë që ishin futur brenda një zarfi.

Agjencia thotë se vijojnë veprimet hetimore në bashkëpunim me SPAK për përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›