E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga sekserit kroat te Bektel-Enka

Nje shtetas kroat ish-punetor ne kompanine Bektel-Enka qe po nderton edhe autostraden Vermice-Merdare eshte prezantuar si perfaqesues i kesaj kompanie duke lidhur nje kontrate me nje kompani kosovare.

Ne kembim te kontrates ai kishte marre si garanci 100 mije euro.

Por pas nje interesimi te vete kompanise prane Bektel-Enka kompania turko-amerikane ka kuptuar mashtrimin dhe ka denoncuar rastin ne policine e Kosoves e cila ka prangosur shtetasin kroat Tomisllav H. ne qytetin e Prishtines.

Kroatit iu caktua masa e arrestit me burg per 30 dite dhe autoritetet kane sekuestruar edhe nje sere dokumentash me vule te falsifikuar te Bektet-Enkas si prove materiale nderkohe qe fati i 100 mije eurove nuk dihet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›