Pranga trafikantit tё bimёs narkotike
Ka pёrfunduar nё pranga trafikanti i bimёs narkotike Canabis Sativa tё bllokuar tre ditё mё parё nё doganёn e Kakavijёs. Shezai Gega, ёshtё arrestuar nё banesёn e tij nё qytetin e Beratit gjatё natёs sё kalur. Tre ditё mё parё, nё maunёn e tij qё kishte pёr destinacion Greqinё, autoritetet doganore gjetёn 160 kilogram bimё narkotike. Organet e policisё menjёherё u vunё nё ndjekje tё trafikantёve dhe pas hetimeve u zbulua se pёrgjegjёs pёr kёtё ishte vetё Gega.